Aktualitet

Zjarr në fshatin Dishnicë/ Pezullohet ndërhyrja për shkak të errësirës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Por për shkak të errësirës, mësohet se është ndërprerë ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, pasi kushtet e natës e bëjnë të pamundur ndërhyrjen pa rrezikuar sigurinë e efektivëve.

20 Korrik 2025, 21:06 Nga E.d
Zjarr në fshatin Dishnicë/ Pezullohet ndërhyrja për shkak
Foto ilustruese

KORÇË- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe në zonën malore të fshatit Dishnicë, në Malin e Moravës. Por për shkak të errësirës, mësohet se është ndërprerë ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, pasi kushtet e natës e bëjnë të pamundur ndërhyrjen pa rrezikuar sigurinë e efektivëve.

Gjithashtu bëhet me dije se ndërhyrja do të rifillojë nesër në orën 05:30 të mëngjesit me forca të shtuara nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria Pyjore e Bashkisë Korçë. Zjarri ka përfshirë fillimisht një sipërfaqe me shkurre, por për shkak të përhapjes së shpejtë dhe erës, flakët kanë depërtuar më shumë.

Sipas informacioneve, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Policia ka shoqëruar një person në komisariat, i cili dyshohet për zjarrvënie të përsëritur dhe mund të ketë probleme të shëndetit mendor. Forcat zjarrfikëse do të kthehen në terren në orët e para të mëngjesit për të vijuar punën për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.

dishnicë

Sondazh

Poll