Aktualitet

23-vjeçari rrëshqet dhe bie aksidentalisht nga ballkoni i hotelit në Shëngjin, i riu dërgohet te Trauma

Mësohet se i riu me iniciale  R.I ka rënë aksidentalisht dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

20 Korrik 2025, 18:47 Nga E. D
23-vjeçari rrëshqet dhe bie aksidentalisht nga ballkoni i hotelit
foto ilustruese

SHËNGJIN- Një 23-vjeccar ka rënë nga lartësia e një ballkoni në plazhin e Shëngjinit. Mësohet se i riu me iniciale  R.I ka rënë aksidentalisht dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë: 

Shëngjin/Informacion paraprak Rreth orës 17:40 në ambientet e një hoteli në Shëngjin, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia (ballkoni), shtetasi R. I., 23 vjeç, banues në Burrel, pushues në Shëngjin.

23-vjeçari është transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

shengjin

Sondazh

Poll