18 Korrik 2025, 22:00
Nga M.B
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara e kanë refuzuar një marrëveshje të miratuar nga pjesëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për t’i avancuar përgatitjet për pandemitë e radhës, pas një përgjigjeje të çrregullt globale për pandeminë koronavirusit, ka bërë të ditur Qeveria amerikane.
Departamenti amerikan i Shtetit dhe Departamenti amerikan i Shëndetësisë kanë thënë përmes një deklarate se e kanë transmetuar edhe zyrtarisht refuzimin amerikan për të zbatuar paktin, i cili është miratuar në muajin maj në Gjenevë, pas tre vjetësh negociata.
Pakti synon të garantojë që ilaçet, terapitë dhe vaksinat të jenë të qasshme në gjithë botën, në rast të ndonjë pandemie tjetër. Dokumenti u kërkon kompanive prodhuese pjesëmarrëse që të garantojnë se 20 për qind e vaksinave, ilaçeve dhe testeve do të ndahen për OBSH-në gjatë një pandemie, në mënyrë që vendet e varfra të kenë qasje në to.
Negociatorët amerikanë i kanë braktisur këto negociata pasi presidenti amerikan, Donald Trump e ka nisur një proces 12-mujor për largim të SHBA-së nga kjo agjenci, pak pasi e ka nisur mandatin e ri presidencial. SHBA-ja është mbështetësja më e madhe financiare e OBSH-së.
“Terminologjia e përdorur në amendamentet e vitit 2024 është e zbehtë dhe e përgjithshme, duke rrezikuar përgjigjen ndërkombëtare të koordinuar të OBSH-së që fokusohet në çështjet politike sikurse solidariteti, dhe jo në veprime të shpejta dhe efektive”, është thënë në deklaratën e lëshuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe Sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020. Më shumë se 7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./ REL
obsh shba
Bota
18 Korrik 2025, 20:26
M.B
Jair Bolsonaros
BRAZIL- Policia në Brazil bastisi shtëpinë dhe selinë politike të ish-presidentit Jair Bolsonaros herët ...
Bota
18 Korrik 2025, 20:12
M.B
Elon Musk, Zohran Mamdani dhe Rosi O' Donnell
SHBA- Në javët e fundit, Presidenti Donald Trump ka bërë komente duke në...
Bota
18 Korrik 2025, 20:07
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp mund të bllokohet shumë shpejt në Rusi, teksa ligjvënësit ashpë...
Bota
18 Korrik 2025, 19:16
M.B
Trump, Melania, Epstein
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, udhëzoi dje Departamentin e Drejtësisë që të ofrojë &l...
Bota
18 Korrik 2025, 19:07
M.B
Një burrë bën shenjë drejt një fotografie të Trump dhe Epstein
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka komentuar n&eu...
Bota
18 Korrik 2025, 18:47
E. D
pamje nga vendngjarja
LOS ANGELES- Një shpërthim ka ndodhur në një qendër trajnimi të Departamentit të Policis&eum...
Bota
18 Korrik 2025, 17:45
E. D
PERU- Funeralet tradicionalisht njihen si vende pikëllimi dhe reflektimesh solemne, por në Peru këtë herë ishte ndryshe. Në...
Bota
18 Korrik 2025, 15:31
M.B
Marco Rubio dhe Donald Trump
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u ka kërkuar diplomatëve amerikanë në të gjith&...
Bota
18 Korrik 2025, 15:13
E. D
foto ilustruese
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi pas miratimit të paketës së 18-të të sanksion...
Bota
18 Korrik 2025, 14:23
N.F
Foto
KORE- Koreja e Veriut ka njoftuar se vendpushimi i saj bregdetar i sapohapur nuk do të presë turistë të huaj. Zona Turistike Bregd...