Sport

Besiktas donte të firmoste me mbrojtësin, por lojtari anglez nuk paraqitet në Stamboll: klubi turk anulon transferimin...

Kyle Walker-Peters do të nënshkruante për tre sezone me Besiktas…

18 Korrik 2025, 15:00 Nga DOSJA

Besiktas donte të firmoste me mbrojtësin, por lojtari anglez nuk

TURQI - Besiktas njoftoi se do të nënshkruante me Kyle Walker-Peters, një mbrojtës 28-vjeçar anglez, i cili ishte i papunë pasi u largua nga Southampton.

Ai duhej të mbërrinte në Stamboll dje për të nënshkruar një kontratë tre-vjeçare. Por mbrojtësi anglez nuk u shfaq kurrë.

Klubi lëshoi një deklaratë, duke shpjeguar se, "për shkak të një problemi personal", lojtari do të mbërrinte vetëm sot. Megjithatë, këtë të enjte, pasi lojtari kërkoi një shtyrje të mëtejshme të udhëtimit, klubi turk njoftoi se anuloi nënshkrimin e marrëveshjes.

"Kyle Walker-Peters na njoftoi, duke kërkuar një shtyrje të mëtejshme. Si pasojë, klubi ynë ka anuluar transferimin e tij", shpjegoi Besiktas në një deklaratë.

Gazetari Yagiz Sabuncuoglu raportoi në rrjetet sociale, se mbrojtësi mori një ofertë nga një klub anglez prandaj nuk u paraqit në Stamboll.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll