17 Korrik 2025, 17:58
Nga E. D
Friedrich Merz dhe Keir Starmer
BERITANI E MADHE- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer dhe kancelari gjerman Friedrich Merz nënshkruan sot në Londër një traktat të ri që hap rrugën për forcimin e bashkëpunimit gjermano-britanik në frontet e mbrojtjes, tregtisë dhe adresimit të sfidave të migracionit.
“Kjo është një ditë historike për marrëdhëniet gjermano-britanike. Ne duam të punojmë më ngushtë së bashku, veçanërisht pas tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian. Tani është koha për të përfunduar një traktat të tillë”, tha Merz gjatë vizitës së tij në Britani.
Sipas Starmer, nga ana tjetër, me marrëveshjen që nënshkruan sot në Londër, Gjermania dhe Britania deklarojnë qëllimin dhe ambicien e tyre për të punuar edhe më ngushtë së bashku. Starmer e ka bërë përparësi të tij frenimin e imigracionit të paligjshëm që po ndodh përmes Kanalit Anglez drejt Britanisë.
Berlini ra dakord vitin e kaluar ta bëjë vepër penale lehtësimin e kontrabandës së paligjshme të emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar , një veprim që u jep autoriteteve gjermane hapësirën për të ndërmarrë veprime më vendimtare për të luftuar rrjetet e kontrabandës.
“Angazhimi i Kancelarit Merz për të bërë ndryshimet e nevojshme në legjislacionin gjerman që do të ndërpresin linjat e furnizimit të anijeve që transportojnë emigrantë ilegalisht përmes Kanalit Anglez është i mirëpritur”, tha Starmer.
Traktati i nënshkruar sot në Londër mbështetet në një pakt mbrojtjeje të nënshkruar vitin e kaluar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, dy nga mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës. Çështja e mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën ishte e destinuar të diskutohej sot në kontekstin e bisedimeve midis Starmer dhe Merz.
Përveç kësaj, u njoftua se industria gjermane e mbrojtjes Stark, e cila prodhon dronë për Ukrainën, do të blejë fabrikën e vet në Angli. Britania dhe Gjermania pritet gjithashtu të fillojnë prodhimin e përbashkët të automjeteve Boxer dhe avionëve Typhoon , ndërsa duan gjithashtu të zhvillojnë raketa precize.
keir starmer friedrich merz
Bota
17 Korrik 2025, 16:51
E. D
Barack Obama dhe Michelle Obama
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, u kanë dhënë f...
Bota
17 Korrik 2025, 15:38
M.B
Yulia Svyrydenko.
UKRAINA- Kuvendi i Ukrainës e ka emëruar Yulia Svyrydenkon kryeministre të vendit, në kuadër të riformatimi...
Bota
17 Korrik 2025, 15:28
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi vëmendjen të martën, kur u shfaq në një takim shtypi në...
Bota
17 Korrik 2025, 15:26
E. D
GAZA- Disa persona janë plagosur në Kishë në qytetin e Gazës, pasi raportohet se u godit nga predha artilerie izraelite. Udhëheq...
Bota
17 Korrik 2025, 14:56
N.F
Foto
ANGLI- Qeveria britanike njoftoi të enjten qëllimin e saj për të garantuar të drejtën e votës që nga...
Bota
17 Korrik 2025, 14:28
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Stërvitja e parë ushtarake mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze shënon një hap të ri në forcimin...
Bota
17 Korrik 2025, 13:30
N.F
Foto
GJERMANI- Qeveria federale dëshiron të konsolidojë Gjermaninë si lidere evropiane në prodhimin e gjysmëpërçu...
Bota
17 Korrik 2025, 13:24
E. D
foto ilustruese
SIRI- Zyrtarët e Qeverisë në Siri dhe udhëheqësit e komunitetit druz njoftuan se kanë a...
Bota
17 Korrik 2025, 11:53
N.F
Foto
TURQI- Gjendja e lirisë së shprehjes dhe medias në Turqi ka qenë një çështje shqetësuese në G...
Bota
17 Korrik 2025, 11:35
N.F
Trump
SHBA- Senati i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar të enjten planin e presidentit Donald Trump për shkurtime në vlerë 9 mili...