Bota

Pjesmarrja e ulët e votuesve në zgjedhjet e 2024-ës, Britania dëshiron t'u japë të drejtën e votës 16-vjeçarëve

Arsyeja për këtë zhvillim ishte shkalla jashtëzakonisht e ulët e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, e cila ishte 59.7%, më e ulëta e regjistruar në zgjedhjet e përgjithshme që nga viti 2001.

17 Korrik 2025, 14:56 Nga N.F
Pjesmarrja e ulët e votuesve në zgjedhjet e 2024-ës, Britania
Foto

ANGLI- Qeveria britanike njoftoi të enjten qëllimin e saj për të garantuar të drejtën e votës që nga mosha 16 vjeç. Qëllimi, sipas njoftimit është harmonizimi i të drejtave të votimit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar me Skocinë dhe Uellsin, ku votuesit më të rinj tashmë po marrin pjesë në zgjedhje në këto vende."Po ndërmarrim veprime për të shembur barrierat ndaj pjesëmarrjes, të cilat do të sigurojnë që më shumë njerëz të kenë mundësinë të marrin pjesë në demokraci në Mbretërinë e Bashkuar", tha në një deklaratë zëvendëskryeministrja Angela Rayner.

Arsyeja për këtë zhvillim ishte shkalla jashtëzakonisht e ulët e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, e cila ishte 59.7%, më e ulëta e regjistruar në zgjedhjet e përgjithshme që nga viti 2001.

Megjithatë, hulumtimet në vendet që e kanë ulur moshën e votimit në 16 vjeç kanë treguar se kjo nuk ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve, por votuesit më të rinj kishin më shumë gjasa të votonin sesa ata që fituan të drejtën e votës në moshën 18 vjeç, sipas bibliotekës së Dhomës së Komunave.

angli votim

Sondazh

Poll