17 Korrik 2025, 15:38
Nga M.B
Yulia Svyrydenko.
UKRAINA- Kuvendi i Ukrainës e ka emëruar Yulia Svyrydenkon kryeministre të vendit, në kuadër të riformatimit më të më madh të kabinetit qeveritar në këtë shtet në vjetët e fundit, me qëllim të përmirësimit të menaxhimit në periudhë lufte. Svyrydenko, 39-vjeçare, e ka marrë detyrën nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, me kërkesë për rritje të prodhimit të brendshëm të armëve dhe ringjallje të ekonomisë së Ukrainës, të varur në mënyrë të konsiderueshme nga kreditë.
Në fjalimin para Kuvendit, Zelensky ka thënë se pret që Qeveria të rrisë numrin e armëve që prodhohen brenda territorit dhe që brenda gjashtë muajve ato jenë të shpërndara në fushëbetejë te 50 për qind e ushtarëve. Ai e ka përmendur edhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me aleatët, si një prej synimeve kryesore të riformatimit më të madh qeveritar prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 2022.
Svyrydenko është teknokrate me përvojë, e cila ka shërbyer si zëvendëskryeministrja e parë e Ukrainës prej vitit 2021. Ajo është zotuar se do të veprojë “me shpejtësi dhe vendosmëri”.
“Lufta nuk lë hapësirë për vonesa”, ka thënë ajo përmes një postimi në X – dikur Twitter.
“Prioritetet tona për gjashtë muajt e parë janë të qarta: furnizime të qëndrueshme për ushtrnë, zgjerim të prodhimit të brendshëm të armëve dhe përforcim të kapaciteteve teknologjike për forcat tona mbrojtëse”.
Svyrydenko është e njohur brenda qarqeve të administratës amerikane, pasi ajo e ka negociuar marrëveshjen për qasjen e Shteteve të Bashkuara në minerale e rralla të Ukrainës. Këto negociata konsiderohen kryesore në përforcim të marrëdhënieve në mes të Kievit dhe Uashingtonit. Duke iu adresuar ligjvënësve të enjten, Zelensky ka thënë se do të ketë edhe marrëveshje tjera që do të arrihen me SHBA-në, por ka përmendur diçka specifike.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
yulia svyrydenko
Bota
17 Korrik 2025, 15:28
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi vëmendjen të martën, kur u shfaq në një takim shtypi në...
Bota
17 Korrik 2025, 15:26
E. D
GAZA- Disa persona janë plagosur në Kishë në qytetin e Gazës, pasi raportohet se u godit nga predha artilerie izraelite. Udhëheq...
Bota
17 Korrik 2025, 14:56
N.F
Foto
ANGLI- Qeveria britanike njoftoi të enjten qëllimin e saj për të garantuar të drejtën e votës që nga...
Bota
17 Korrik 2025, 14:28
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Stërvitja e parë ushtarake mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze shënon një hap të ri në forcimin...
Bota
17 Korrik 2025, 13:30
N.F
Foto
GJERMANI- Qeveria federale dëshiron të konsolidojë Gjermaninë si lidere evropiane në prodhimin e gjysmëpërçu...
Bota
17 Korrik 2025, 13:24
E. D
foto ilustruese
SIRI- Zyrtarët e Qeverisë në Siri dhe udhëheqësit e komunitetit druz njoftuan se kanë a...
Bota
17 Korrik 2025, 11:53
N.F
Foto
TURQI- Gjendja e lirisë së shprehjes dhe medias në Turqi ka qenë një çështje shqetësuese në G...
Bota
17 Korrik 2025, 11:35
N.F
Trump
SHBA- Senati i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar të enjten planin e presidentit Donald Trump për shkurtime në vlerë 9 mili...
Bota
17 Korrik 2025, 09:20
N.F
zjarri
IRAK- Një zjarr masiv në një qendër tregtare në Kut rezultoi fatal për 60 persona. Autoritete irakiane bëjnë...
Bota
17 Korrik 2025, 09:02
N.F
Foto
SIRI- Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka thënë të enjten se mbrojtja e qytetarëve druzi dhe t&eu...