Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Sarandë, identifikohen autorë! 2 vëllezërit EMRA të njohur për policinë, njëri i dënuar për vrasje në Athinë

Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 43 vjec, i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje dhe aktualisht është në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”.

17 Korrik 2025, 17:43 Nga E. D
Plagosja e dyfishtë në Sarandë, identifikohen autorë! 2
pamje nga vendngjarja

SARANDË- Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj dhe Erjon Canaj janë dy vëllezërit e shpallur në kërkim nga policia për plagosjen e në Sarandë. Bëhet me dije se dy autorër janë emra të njohur për policinë. 

Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 43 vjec, i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje dhe aktualisht është në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”. Ai gjithashtu konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi gjatë veprimtarisë në Greqi ka shkëmbyer zjarr edhe me policinë greke disa vite më parë.

Konkretisht, në prill 2005 ai ka ekzekutuar në Athinë 51-vjeçarin Pushkin Kuspa, për arsye hakmarrje. Më 31 janar 2008 në tentativë për t’u kapur, shkëmbeu zjarr me policinë greke, por u arrestua në fund të shkurtit 2008. Gjithashtu ai rezulton edhe me precedentë edhe për grabitje me armë në Greqi.

Ndërkohë sistemin e policisë greke rezulton i regjistruar me 7 emra, 6 atësi dhe 10 mbiemra. Pas daljes nga burgu, në maj 2019 u tentua të ndalohej nga policia greke në rrugën “Patisia” në Athinë teksa drejtonte një mjet “Smart”. Ai u largua duke i dhënë gaz mjetit deri sa u përplas dhe u ndoq dhe u arrestua bashkë më një shqiptar tjetër. Policia i gjeti 1 pistoletë, 1 thikë dhe 5 gram kokainë. Mjeti, i cili mbante targa false, rezultoi i vjedhur në 11 tetor 2018 në Notia Proastia, Greqi nga lojtari i reality shoë “Survivor” në Greqi, Kosta Kokkinaki.

Nga ana tjetër Erjon Canaj, 35-vjeç, në dhjetor 2022 ka dhunuar rojen e spitalit të Sarandës, ndërsa në shkurt 2024 është arrestuar në banesë me 2 pistoleta, por është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Sarandës disa muaj më parë.

 

ramadan zoto alias ramadan canaj  erjon canaj

Sondazh

Poll