16 Korrik 2025, 22:49
Nga M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Një sulm nga forcat ruse të mërkurën në një qendër tregtare dhe treg në Dobropillia, një qytet pranë vijës së frontit të luftës, vrau dy persona, plagosi rreth 27 të tjerë dhe shkaktoi dëme të mëdha, thanë zyrtarët. Vadym Filashkin, guvernatori i rajonit lindor të Donjeckut, tha se një bombë 500-kilogramësh u hodh në orën 17:20, kur qytetarët ishin nëpër dyqane.
Ai tha se dy persona humbën jetën dhe 22 u plagosën, ndërsa tetë blloqe banimi dhe tetë automjete u shkatërruan. Video të postuara në internet shfaqnin zona rreth qendrës tregtare në flakë dhe tym.
“Zjarrfikësit po shuajnë zjarrin pasi ekziston mundësia që ende të ketë njerëz brenda qendrës tregtare”, tha Filashkin për televizionin ukrainas.
“Okupuesi e hodhi bombën në një kohë kur Dobropillia ishte plot me njerëz. Shumë ishin duke bërë pazar. Okupuesi e shënjestroi qëllimisht qendrën tregtare. Të gjitha qendrat tregtare përreth janë shkatërruar ose dëmtuar”, shtoi ai.
Shërbimet kombëtare të emergjencës së Ukrainës deklaruan se numri i të plagosurve ishte 27. Filashkin më herët kishte thënë se rreth 30 stenda tregtare ishin dëmtuar. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke folur në fjalimin e tij të përnatshëm me video, e përshkroi sulmin si “thjesht terror i tmerrshëm dhe idiot nga Rusia. Nuk ka logjikë ushtarake në këto sulme, vetëm përpjekje për të marrë sa më shumë jetë njerëzish”.
Dobropillia ndodhet në veriperëndim të Pokrovskut, një pikë kyçe e avancimit të ngadaltë rus drejt perëndimit të rajonit të Donjeckut prej muajsh. Një sulm me raketa, raketahedhës dhe dronë në Dobropillia në mars kishte vrarë 11 persona, përfshirë pesë fëmijë./ REL
lufta ukraine-rusi
Bota
16 Korrik 2025, 21:53
M.B
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Koalicioni i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Izrael humbi shumicën pasi u largua partia Shas, duke ...
Bota
16 Korrik 2025, 21:28
M.B
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Komisioni Evropian e ka propozuar të mërkurën një buxhet prej 2 trilionë eurosh p&e...
Bota
16 Korrik 2025, 17:45
E. D
foto ilustruese
SIRI- Qeveria siriane ka njoftuar një armëpushim të ri në Sweida, e cila është e banuar ...
Bota
16 Korrik 2025, 17:37
E. D
Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet me kryeministrin ...
Bota
16 Korrik 2025, 16:56
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KANADA- Një aeroplan privat "i vjedhur" shkaktoi një mbyllje të përkohshme të hapësirës ajrore...
Bota
16 Korrik 2025, 16:42
E. D
sipikerja
SIRI- Izraeli kreu sulme të reja ditën e sotme në qendër të Damaskut. Pas sulmit një video është b&...
Bota
16 Korrik 2025, 16:29
E. D
foto ilustruese
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se disa raketa kundërajrore për sistemin mbrojtës, Patriot...
Bota
16 Korrik 2025, 15:34
E. D
Ajatollah Ali Khamenei
IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka deklaruar se Irani është gati t'i p...
Bota
16 Korrik 2025, 15:32
M.B
Foto ilustruese
GJEROGJIA- Komisioni Evropian ka paralajmëruar Qeverinë e Gjeorgjisë për atë që e cilëson si “shke...
Bota
16 Korrik 2025, 14:59
E. D
pamje nga vendngjarja
IZRAEL- Izraeli ka kryer sulme të reja në qendër të Damaskut. Pas sulmit të mëngjesit n...