Bota

"Jemi gati t'i përgjigjemi çdo sulmi të ri"/ Udhëheqësi suprem i Iranit: Izraeli është një "tumor kanceroz"!

Komentet e Khamenei u transmetuan nga televizioni shtetëror duke shtuar se Teherani ishte i aftë tu shkaktonte armiqve të tij një goditje më të rëndë sesa gjatë luftës 12-ditore me Izraelin muajin e kaluar.

16 Korrik 2025, 15:34 Nga E. D
"Jemi gati t'i përgjigjemi çdo sulmi të ri"/
Ajatollah Ali Khamenei

IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka deklaruar se Irani është gati t'i përgjigjet çdo sulmi të ri ushtarak. Komentet e Khamenei u transmetuan nga televizioni shtetëror duke shtuar se Teherani ishte i aftë tu shkaktonte armiqve të tij një goditje më të rëndë sesa gjatë luftës 12-ditore me Izraelin muajin e kaluar.

Khamenei gjithashtu e quajti Izraelin një “tumor kanceroz” dhe tha se SHBA-të janë bashkëpunëtore në krimet izraelite. Udhëheqësi Ajatollah Ali Khamenei, shtoi më tej se  Izraelit është i lavdërueshëm nga SHBA-të. 

Komenti i Ajatollah Ali Khamenei:

Përpara Revolucionit Islamik të Iranit, vetëm përmendja e emrit të SHBA-së i frikësonte njerëzit, e lëre më të përfshihej në një konfrontim të vërtetë me to. Tani i njëjti komb ka arritur në një pikë ku nuk ka më frikë nga SHBA-të. Përkundrazi, i frikëson ata dhe kryen çdo operacion që mundet.

ajatollah ali khamenei iran izrael shba

Sondazh

Poll