Bota

Netanyahu humb shumicën në parlament, lideri i opozitës: Një qeveri e tillë nuk ka të drejtë të dërgojë ushtarë në luftë

Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, ka lëshuar një deklaratë të fortë kundër qeverisë aktuale, duke e cilësuar atë si një qeveri pakice që ka humbur legjitimitetin për të marrë vendime madhore për shtetin.  

16 Korrik 2025, 21:53 Nga M.B
Netanyahu humb shumicën në parlament, lideri i
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Koalicioni i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Izrael humbi shumicën pasi u largua partia Shas, duke e lënë atë me më pak se 61 anëtarë të Knessetit dhe duke e kthyer në një qeveri pakice. Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, ka lëshuar një deklaratë të fortë kundër qeverisë aktuale, duke e cilësuar atë si një qeveri pakice që ka humbur legjitimitetin për të marrë vendime madhore për shtetin.

“Shteti i Izraelit, që nga sot, drejtohet nga një qeveri pakice. Një qeveri e tillë nuk ka të drejtë të dërgojë ushtarë në luftë, nuk mund të vendosë se kush jeton dhe kush vdes”, tha ai.

Lapid theksoi se një qeveri e tillë nuk ka autoritet për të marrë vendime strategjike siç janë fati i Gazës apo arritja e marrëveshjeve diplomatike me vende si Siria apo Arabia Saudite.

“Kjo është një qeveri pa të drejtë, pa autoritet, është një qeveri e paligjshme,” shtoi lideri i opozitës, duke bërë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Deklarata vjen në një kohë tensioni politik të lartë në Izrael, ku qeveria aktuale përballet me kritika të shumta për mënyrën e menaxhimit të krizave të brendshme dhe konflikteve në rajon. Parlamenti izraelit përbëhet nga 120 deputetë. Ky numër ka mbetur i pandryshuar që nga themelimi i shtetit në vitin 1948, pavarësisht rritjes së popullsisë së vendit.

Knesset është përgjegjës për legjislacionin, miratimin e buxhetit, formimin e qeverisë dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së saj. Anëtarët e Knessetit zgjidhen çdo katër vjet përmes një sistemi proporcional, ku partive u jepen vende në përpjesëtim me numrin e votave që marrin. 

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll