Aktualitet

Policia e Burgjeve, kontrolle në institucionet e paraburgimit në Tiranë

Të tilla kontrolle u raportuan edhe më parë gjatë ditës së sotme se u zhvilluan në të gjitha burgjet e vendit.

16 Korrik 2025, 19:44 Nga M.B
Policia e Burgjeve, kontrolle në institucionet e paraburgimit në
Foto ilustruese

TIRANA- Policia e Burgjeve po zhvillon kontrolle në institucionet e paraburgimit në qelitë e 313-ës,  në rrugën “Jordan Misja”, dhe 302-ës, në rrugën “Mine Peza”, në Tiranë sipas raportimeve në media.

Të tilla kontrolle u raportuan edhe më parë gjatë ditës së sotme se u zhvilluan në të gjitha burgjet e vendit. Fokus i kontrolleve sipas raportimeve kanë qenë kartelat e takimeve të disa të burgosurve.

Gjithashtu bëhet me dije se janë kryer dy transferime drejtuesish konkretisht Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka emëruar Altin Agon në krye të burgut të Peqinit, ndërkohë Qazim Hoxha është emëruar drejtor i IEVP Elbasan.

policia e burgjeve

Sondazh

Poll