Aktualitet

Pushimet verore, fluks i lartë në hyrje-daljet në kufirin Kosovë-Shqipëri

Sipas informacioneve, në pikën kufitare të Vërmicës, autoritetet doganore të Kosovës kanë vënë në funksion të plotë të gjashtë sportelet ekzistuese dhe kanë aplikuar procedura të përshpejtuara për kontrollin kufitar.

16 Korrik 2025, 18:37 Nga M.B
Pushimet verore, fluks i lartë në hyrje-daljet në kufirin
Foto ilustruese

KUKËS-  Dita e sotme ka shënuar fluks të lartë të shqiptarëve të Kosovës që vijnë për pushimet verore, duke shkaktuar ngarkesë të konsiderueshme në Rrugën e Kombit dhe në pikën kufitare të Vërmicës.

Sipas informacioneve, në pikën kufitare të Vërmicës, autoritetet doganore të Kosovës kanë vënë në funksion të plotë të gjashtë sportelet ekzistuese dhe kanë aplikuar procedura të përshpejtuara për kontrollin kufitar.

Gjithashtu sipas raportimeve, krijimi i radhëve mbetet i pashmangshëm, veçanërisht për emigrantët dhe turistët që udhëtojnë me automjete me targa të vendeve të BE-së, të cilët nuk përfitojnë nga marrëveshja për kalim të lirë mes dy shteteve.

kosova shqiperia

Sondazh

Poll