Aktualitet

Këshilli i Ministrave miraton vendimin, hapet pika e kalimit kufitar në Aeroportin e Vlorës

Sipas vendimit, pika kufitare do të shërbejë për qarkullimin ndërkufitar ajror të qytetarëve ndërsa për zbatimin e tij janë ngarkuar disa ministri: Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

16 Korrik 2025, 19:28 Nga M.B
Këshilli i Ministrave miraton vendimin, hapet pika e kalimit kufitar
Foto ilustruese

TIRANA- Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Sipas vendimit, pika kufitare do të shërbejë për qarkullimin ndërkufitar ajror të qytetarëve ndërsa për zbatimin e tij janë ngarkuar disa ministri: Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Vendimi:

V E N D I M PËR HAPJEN E PIKËS SË KALIMIT KUFITAR NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË VLORËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të    ligjit nr.71/2016, “Për kontrollin kufitar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës për qarkullimin ndërkufitar ajror të shtetasve.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

keshilli i ministrave

Sondazh

Poll