Aktualitet

EMRI/ U kap me kokainë dhe shishe me verë, vihet në pranga 67-vjeçari në Portin e Durrësit, sekuestrohen 12 mijë euro

Bëhet me dije se gjatë kontrollit të automjetit të Maksim Lajthisë në Portin e Durrësit, efektivët gjetën një sasi kokainë, shishe me verë dhe 12 200 euro që ai nuk e kishte deklaruar.

16 Korrik 2025, 14:51 Nga E. D
EMRI/ U kap me kokainë dhe shishe me verë, vihet në pranga
foto ilustruese

DURRËS- Një 67-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit ditën e sotme. Bëhet me dije se gjatë kontrollit të automjetit të Maksim Lajthisë në Portin e Durrësit, efektivët gjetën një sasi kokainë, shishe me verë dhe 12 200 euro që ai nuk e kishte deklaruar. Gjithashtu materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 67 vjeç, banues në Patos, pasi në PKK Port Durrës, në hyrje, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, shishe me verë dhe 12 200 euro që ai nuk e kishte deklaruar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

maksim lajthi

Sondazh

Poll