Aktualitet

Firmoset dekreti, shkarkohet vajza e Ismail Kadaresë nga detyra si ambasadore në UNESCO

Vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare ka mbajtur më parë postin e ambasadores shqiptare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

16 Korrik 2025, 14:40 Nga N.F
Firmoset dekreti, shkarkohet vajza e Ismail Kadaresë nga detyra si
Besiana Kadare

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dekretin për shkarkimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), Besiana Kadare. Ky vendim ka hyrë menjëherë në fuqi.

Vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare ka mbajtur më parë postin e ambasadores shqiptare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në vitin 2021, me dekret të ish-presidentit Ilir Meta, ajo u emërua në detyrën pranë UNESCO-s, të cilën e ka ushtruar deri më sot.

Njoftimi:

D E K R E T PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D E K R E T O J:

Neni 1

Zonja Besiana Kadare lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Dekret nr. 251

Tiranë, më 14.7.2025

PRESIDENT I REPUBLIKËS BAJRAM BEGAJ

besiana kadare ismail kadare

Sondazh

Poll