Aktualitet

“Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”/ Burrat e Mirditës nisen drejt Thethit: Është bërë një masakër e jashtëzakonshme! Ajo tokë nuk është e xanun, është e trashëguar nga gjyshërit

Mirditorët u shprehen se ky udhëtim nuk është thjesht simbolik, por një thirrje për ndërgjegjësim kombëtar dhe veprim konkret.

15 Korrik 2025, 10:50 Nga E. D
“Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”/ Burrat e Mirditës nisen
pamje nga vendngjarja

MIRDITË- Një grup qytetarësh nga Mirdita janë nisur drejt Thethit pas mbylljes së aksionit për prishjen e subjekteve pa leje në Theth. Nën moton “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, kjo iniciativë vjen si shprehje e mbështetjes për vëllezërit tanë të gjakut në Shalë e Shosh, të cilët po përballen me sfida serioze që prekin jetesën, trashëgiminë dhe të ardhmen e tyre në këto treva historike. Mirditorët u shprehen se ky udhëtim nuk është thjesht simbolik, por një thirrje për ndërgjegjësim kombëtar dhe veprim konkret.

Ata gjithashtu u shprehën se janë nisur drejt Dukagjnit, aty ku është bërë një masakër e jashtëzakonshme dhe theksuan se dora e njeriut e ndërtoi dhe sërish dora e njeriut e shkatërroi. Sipas tyre  ajo tokë nuk është e xanun, është e trashëguar nga gjyshërit, është e larë me gjak. 

Gjithashtu atyre iu është bashkuar edhe ish-deputeti Kujtim Gjuzi, i cili u shpreh se janë ende në kohë “përderisa deri në këto momente nuk ka gjak”.

“Jemi nisur drejt Dukagjnit, aty ku është bërë një masakër e jashtëzakonshme. Dora e njeriut e ndërtoi dhe sërish diora e njeriut e shkatërroi. Jemi në mbështetje të vëllezërit tanë. Ne nuk do të bëjmë luftë me qeverinë por të shohim masakrën e bërë nga ky regjim. Kur shteti kthehet në një agresor, populli mbledh Kanunin. Është një reagim për t’u mbrojtur. Ajo tokë nuk është e xanun, është e trashëguar nga gjyshërit, është e larë me gjak  Mirdita solidarizohet me Dukagjinin sepse jemi një, sepse bashkimi është forca jonë më e madhe," shprehen ata.

theth

Sondazh

Poll