Aktualitet

Shpërndante doza droge në zona të ndryshme të Valiasit, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

Policia ka sekuestruar dozat e drogës, 1 aparat celular dhe automjetin. I riu akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

15 Korrik 2025, 09:47 Nga N.F
Shpërndante doza droge në zona të ndryshme të Valiasit,
Dozat e sekuestruara

KAMËZ- Një 26-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Kamëz. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai u kap në flagrancë me doza droge. Policia bën me dije se gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar kokainë.

Policia ka sekuestruar dozat e drogës, 1 aparat celular dhe automjetin. I riu akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sipas policisë i arrestuari i shpërdante dozat në zona të ndryshme të Valiasit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Kamëz/ Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza. Vihet në pranga 26-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike. Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 1 aparat celular dhe 1 automjet.

Komisariati i Policisë Nr. 5, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza, si rezultat u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e shtetasit:

-B. D., 26 vjeç, banues në Kamëz. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas dhe kontrollit fizik, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar kokainë, 1 aparat celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material sëbashku me automjetin.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 26-vjeçari i shpërndante dozat në zona të ndryshme të Valiasit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestohet me droge ne kamez

Sondazh

Poll