Aktualitet

Tentoi të vriste një person në Korçë pak muaj më parë, arrestohet në Greqi 39-vjeçari (EMRI)

Mecolli në shkurt të këtij të viti tentoi të vriste 40-vjeçarin, Ergys Shtylla duke e goditur me thikë. Ngjarja u regjistrua në qytetin e Korçës. 

15 Korrik 2025, 08:46 Nga N.F

Tentoi të vriste një person në Korçë pak muaj më

GREQI- Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga autoritetet greke. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 39-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Ai është identifikuar si Denis Mecolli.

Mecolli në shkurt të këtij të viti tentoi të vriste 40-vjeçarin, Ergys Shtylla duke e goditur me thikë. Ngjarja u regjistrua në qytetin e Korçës. Gjykata e Korçës i ka caktuar Mecollit masën e sigurisë “Arrest në burg”.  Interpol Tirana dhe Interpol Athina do të kryejnë procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi me homologët, në kuadër të operacionit “The ëanted”. Tentoi të vriste një shtetas në Korçë në muajin Shkurt 2025, kapet në Greqi dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 39-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët në Greqi, në kuadër të operacionit të koduar “The ëanted”, për sigurimin dhe shkëmbimin e informacionit mbi vendndodhjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u mundësua lokalizimi në Greqi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit:

D. M. alias D. M., 39 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 09.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Shtetasi D. M. akuzohet se më datë 04.02.2025, në qytetin e Korçës, ka tentuar të vrasë shtetasin E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me mjet prerës (thikë). Interpol Tirana dhe Interpol Athina do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

denis mecolli

Sondazh

Poll