Art&Argëtim

ME VIDEO/ Me lot në sy, Ertila Koka kujton humbjen e nënës dhe s’përmbahet në studio: E vuaj shumë mungesën e saj…

28 Janar 2020, 18:48 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Me lot në sy, Ertila Koka kujton humbjen e nënës dhe

TIRANË– Këngëtarja shqiptare Ertila Koka ka rrëfyer së fundmi disa detaje nga jeta e saj private, sa të trishta aq edhe të shtrenjta për të. E ftuar në studion e “Rudina”, Koka tregoi se sa shumë e ndjen mungesën e të ëmës, edhe pse ajo është ndarë nga jeta që në kohën kur këngëtarja ishte vetëm shtatë vjeçe.

Me lot në sy, Ertila tregon se e vuan shumë mungesën e të ëmës, për të cilën shprehet se e ka pasurinë më të shtrenjtë. “Para 23 vitesh ime më ka ndërruar jetë. Ka qenë shumë e vështirë. Babai u martua prapë pas dy vitesh. Në fakt kam qenë unë dhe motra që i thoshim që duhej të martohej. Edhe ajo është njeri shumë i mirë, Vita, njerka ime. Mungesa e mamit ka qenë shumë e madhe dhe uroj që çdo fëmijë, fatin më të madh ta ketë të rritet me mamanë, se është pasuria më e madhe,”– tha këngëtarja.

Më pas Ertila Koka u shpreh se ka qarë një javë rresht kur ra tërmeti i 26-nëntorit dhe që merrte gjithë kohën familjen në telefon, pasi ajo vetë jeton në Milano. “E kam përjetuar shumë keq. Isha në Milano. Nuk kam qarë ndonjëherë një javë në jetën time, sepse merrja familjen gjithë kohën… dhe shumë keq,”– tregon këngëtarja.

Përveç jetës artistike, Ertila Koka është vënë shpesh në qendër të mediave për jetën e saj private. Para 3 vitesh, dasma e saj me arkitektin Edgar Cupi u komentua gjatë. Ata të dy jetojnë prej 3 vitesh në Milano. Ertila ka dhe 3 motra, dhe marrëdhënia me to ka qenë shumë e afërt.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ertila koka perlotet ertila koka ertila koka perlotet ertila koka

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Janar 2020, 18:33

Inteligjenca e maceve/ Ja se si e kuptojnë ato orën

Angli-Shumë nga ne mbajmë kafshë shtëpiake në shtëpi dhe  sidomos macet. Ata të habisin me veprimet që bëjnë dhe sidomos në lidhje me ne. Ndonjëhërë  zgjohemi m...

Art&Argëtim 28 Janar 2020, 17:36

TIRANË-Me të drejtën që njeh ligji, unë kërkova dhe mbajta fjalën e fundit, drejtuar gjykatës, ku deklarova:“Zoti prokuror në pretencën e tij parashtroi të...