Aktualitet

Tërmet me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter godet Vlorën

Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti u regjistrua në orën 11:57, me një magnitudë prej 3.2 të shkallës Rihter.

13 Korrik 2025, 13:16 Nga E. D
Tërmet me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter godet Vlorën
foto ilustruese

VLORË- Një lëkundje tërmeti është regjistruar paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti u regjistrua në orën 11:57, me një magnitudë prej 3.2 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ndodhej 4 km në perëndim të qytetit të Vlorës, ndërsa thellësia e tij ishte 5 km nën sipërfaqe. Gjithashtu raportohet se lëkundjet janë ndjerë lehtë nga qytetarët, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

termet ne vlore

Sondazh

Poll