Aktualitet

EMRAT/ Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e vet për të përfituar para, arrestohet 28-vjeçari në Kavajë, në pranga edhe bashkëpunëtori

Mësohet se Lubjan Camema është vënë në pranga, pasi ka mashtruar babain e tij duke inskenuar rrëmbimin e vet për të përfituar para. Policia gjithashtu bën me dije se në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i tij Bernard Kiptiu, i cili do merrte shumën e kërkuar.

13 Korrik 2025, 10:59 Nga E. D
EMRAT/ Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e vet për të
foto ilustruese

KAVAJË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kavajë. Mësohet se Lubjan Camema është vënë në pranga, pasi ka mashtruar babain e tij duke inskenuar rrëmbimin e vet për të përfituar para. Policia gjithashtu bën me dije se në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i tij Bernard Kiptiu, i cili do merrte shumën e kërkuar. 

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë: 

Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e vet për të përfituar para, vihet në pranga 28-vjeçari. Arrestohet edhe bashkëpunëtori i tij, i cili do të merrte shumën e kërkuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit L. C., 28 vjeç, banues në Kavajë, dhe B. K., 45 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi L. C. kishte mashtruar babain e tij, shtetasin B. C., duke i thënë se ishte rrëmbyer dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë eurosh. Shtetasi B. K. u kap në flagrancë në lagjen nr. 16 të qytetit të Durrësit, duke i kërkuar shtetasit B. C. shumën e parave, me pretendimin se do të shërbenin për lirimin e djalit të tij.

Rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë gjetën edhe 28-vjeçarin, i cili u arrestua në flagrancë, pasi rezultoi se kishte inskenuar ngjarjen dhe dy ditë më parë i kishte marrë automjetin babait të tij, dhe dyshohet se e ka shitur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

lubjan camema bernard kiptiu

Sondazh

Poll