Aktualitet

EMRAT/ Plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar në Tiranë, vihet në pranga autori

Konkretisht në pranga ka rënë Besnik Koçiu. Gjithashtu policia bën me dije se është sekuestruar arma e zjarrit me të cilën 51-vjeçari dyshohet se ka kryer plagosjen.

13 Korrik 2025, 10:31 Nga E. D
EMRAT/ Plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar në
pamje nga arrestimi

TIRANË- Një 51-vjeçar është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri Franc Xhaferrin, 34 vjeç, në një lokal në Valias. Konkretisht në pranga ka rënë Besnik Koçiu. Gjithashtu policia bën me dije se është sekuestruar arma e zjarrit me të cilën 51-vjeçari dyshohet se ka kryer plagosjen. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Dyshohet se nga pakujdesia plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari. Në pranga edhe 34-vjeçari i dëmtuar, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën 51-vjeçari dyshohet se ka kryer plagosjen.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se pasditën e djeshme ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një shtetas, dyshohet i plagosur me armë zjarri, menjëherë organizuan punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit B. K., 51 vjeç, i cili dyshohet se nga pakujdesia, pasditen e djeshme, në një lokal në Valias, ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Xh., 34 vjeç, me të cilin banonin në të njëjtën lagje. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, u arrestua edhe shtetasi F. Xh. (i dëmtuari), pasi gjatë procesit hetimor nuk bashkëpunoi plotësisht, duke mos dhënë informacion të mjaftueshëm mbi rrethanat dhe personin e dyshuar si autor të plagosjes.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit, pistoletë, me të cilën dyshohet se është kryer plagosja. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

besnik koçiu franc xhaferri

Sondazh

Poll