Bota

Arratisje si në filma në burgun e Francës/ 20-vjeçari del nga qelia duke u fshehur brenda në çantën e një të burgosuri tjetër

Sipas mediave të huaja ai shfrytëzoi lirimin e një të burgosuri për ttu fshehur në bagazhin e tij dhe për tu arratisur nga burgu. 

13 Korrik 2025, 09:25 Nga E. D
Arratisje si në filma në burgun e Francës/ 20-vjeçari del
foto ilustruese

FRANCË- Një 20-vjeçar arriti të arratisej nga burgu të premten duke u fshehur në çantën e një të burgosuri tjetër, i cili, pasi kreu dënimin, u lirua nga një burg pranë Lionit, në Francën jugore. Sipas mediave të huaja ai shfrytëzoi lirimin e një të burgosuri për ttu fshehur në bagazhin e tij dhe për tu arratisur nga burgu. 

I riu thuhet se ka lidhje me krimin e organizuar, tha zyra e prokurorit të Lionit për AFP-në, dhe ka hapur një hetim për arratisje të organizuar dhe përfshirje në një bandë.

Një hetim i brendshëm është gjithashtu duke u zhvilluar për të hedhur dritë të plotë mbi rrethanat e arratisjes, e cila u raportua menjëherë te forcat e rendit dhe policia, tha shërbimi i burgut, duke shtuar se do të merren masat e nevojshme disiplinore. 

france

Sondazh

Poll