Bota

VIDEO/ Emine Erdogan preket gjatë fjalimit të presidentit turk mbi çarmatimin e PKK-së

Ndërsa iu referua "heronjve që ranë në luftën kundër terrorizmit" dhe shprehu "shpresën e tij për një të ardhme paqësore dhe të sigurt", gruaja e tij Emine nuk mundi t'i përmbante emocionet dhe shpërtheu në lot.

12 Korrik 2025, 22:56 Nga I.A
VIDEO/ Emine Erdogan preket gjatë fjalimit të presidentit turk mbi
Emine Erdogan

TURQI- Kongresi i 32-të i Konsultimit dhe Vlerësimit i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) filloi në një atmosferë të ngarkuar emocionalisht, me protagonistë Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe bashkëshorten e tij Emine Erdogan. Gjatë fjalimit të tij, Erdogan bëri një referencë të gjerë për kapitullin e ri që po hapet për vendin pas fillimit të çarmatimit të PKK-së.

 

Me një ngarkesë të fortë emocionale, ai foli për nevojën për të ndërtuar një Turqi pa terrorizëm, me unitet dhe shpresë për brezat e ardhshëm. Ndërsa iu referua "heronjve që ranë në luftën kundër terrorizmit" dhe shprehu "shpresën e tij për një të ardhme paqësore dhe të sigurt", gruaja e tij Emine nuk mundi t'i përmbante emocionet dhe shpërtheu në lot.

Pak më vonë, Erdogan zbriti nga podiumi dhe përqafoi gruan e tij, me publikun që shpërtheu në duartrokitje të zgjatura.

emine erdogan rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll