Sport

Kupa e Botës/ Maresca: "PSG është më e mira në botë, por ne jemi këtu për të fituar"

Trajneri i Chelseat: "Respekt maksimal për kundërshtarët tanë, por çdo ndeshje është e ndryshme."

12 Korrik 2025, 16:00 Nga DOSJA

Kupa e Botës/ Maresca: "PSG është më e mira në

SHBA - Përpara finales së Kupës së Botës për Klube, Enzo Maresca i ka dhënë një paralajmërim PSG-së. "Sigurisht, PSG është një nga ekipet më të forta në Evropë dhe ndoshta më e mira në botë aktualisht", tha trajneri i Chelseat në një konferencë për shtyp.

"Por mendoj se çdo ndeshje mund të jetë e ndryshme. Ne kemi respektin më të madh për ta dhe më pëlqen shumë t'i shikoj, por në të njëjtën kohë, jemi këtu për të dhënë gjithçka dhe për të provuar të fitojmë finalen."

I ardhur nga Leicester City vitin e kaluar, Maresca i udhëhoqi Blutë e Londrës në vendin e katërt në Premier League këtë sezon, duke siguruar kualifikimin për Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm dhe duke fituar Ligën e Konferencës.

Tani ka një shans për të fituar një tjetër trofe, më të pasurin, por kundër PSG-së, e cila gjithashtu ka mposhtur çdo kundërshtar në Amerikë, nuk do të jetë aspak e lehtë.

“Ka qenë një sezon fantastik dhe për mua suksesi më i madh i këtij sezoni”, thotë Maresca, “është se pikërisht një vit më parë, askush nuk fliste për Chelsean në terma të futbollit: ata flisnin vetëm për të pasur një ekip të shkëlqyer dhe shumë para, gjëra të tilla.

Tani askush nuk i thotë më këto gjëra: të gjithë flasin për Chelsean, mënyrën se si luajmë, si i fitojmë ndeshjet dhe ky është personalisht suksesi më i madh, shtoi ai. - Dhe tani shpresoj që një tjetër të vijë në rrugën tonë”.

Lidhur me formacionin përfundimtar, Maresca është optimist për rikuperimin e mesfushorit kyç Moises Caicedo pas dëmtimit të kyçit të këmbës që pësoi në gjysmëfinalen kundër Fluminense.

Megjithatë, ai nuk do të ketë qasje te Noni Madueke, sepse është gati të transferohet te Arsenali dhe mund të largohet nga Shtetet e Bashkuara në orët e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll