Sport

Policia e Parisit në gatishmëri, në rast fitoreje të PSG-së në Kupën e Botës…

“Asnjë grumbullim nuk do të lejohet në Champs-Élysées”, paralajmëron shefi i policisë së kryeqytetit francez.

12 Korrik 2025, 14:00 Nga DOSJA

Policia e Parisit në gatishmëri, në rast fitoreje të

FRANCE - Shefi i policisë së Parisit, Laurent Nuñez, njoftoi se "nuk do të lejohen tubime në Champs-Elysées" nëse PSG fiton Kupën e Botës për Klube.

Kjo për shkak se forcat e policisë kanë vendosur tashmë masa sigurie për Champs-Élysées për Ditën Kombëtare Franceze, që do të festohet më 14 korrik, duke përkujtuar sulmin ndaj Bastijës në vitin 1789.

"Në mbrëmjen e 13 korrikut, të gjitha përgatitjet për paradën do të jenë në atë vend. Është e qartë se nuk do të tolerohen tubime në Champs-Élysées ose në zonat përreth", shpjegoi Laurent Nuñez.

Shumë parizienë ende i kujtojnë përplasjet pas triumfit në Ligën e Kampionëve, të cilat rezultuan në dy të vdekur dhe 200 të plagosur. Shkalla e festimit të mundshëm të PSG-së mbetet e panjohur, pasi nuk ka pasur kurrë një fitues të këtij kompeticioni. "Ne po përgatitemi për të gjitha eventualitetet."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll