Sport

Gyokeres ngre stekën: "Po, unë jam padyshim në nivelin e Lewas, Haaland dhe Kane"...

"Ajo që arrita të bëj te Sporting, jam i bindur se mund ta bëj kudo. Nuk e keni parë ende më të mirën e Gyökeres."

12 Korrik 2025, 14:15 Nga DOSJA

Gyokeres ngre stekën: "Po, unë jam padyshim në nivelin e

PORTUGALI - "Unë jam padyshim një prej tyre. Është e vështirë t'i rendis, por po, tani jam në nivelin e tyre." 

Viktor Gyokeres nuk është i turpshëm në fushë, por ai po tregon se nuk është as i turpshëm edhe jashtë saj, pasi në një intervistë me L'Equipe në Francë, sulmuesi i Sporting iu përgjigj kështu gazetarit që po i fliste për Harry Kane, Robert Lewandowski dhe Erling Haaland.

Ai u shpreh: "Ajo që arrita të bëj te Sporting, jam i bindur se mund ta bëj kudo. Nuk e keni parë ende më të mirën e Gyökeres." 109 gola dhe 31 asiste në 114 ndeshje, për klubin dhe kombëtaren gjatë dy viteve të fundit, janë disa nga statistikat e grumbulluara nga sulmuesi, i cili tani është një nga të preferuarit e shumë njerëzve.

Ai nuk është shumë i hapur për të ardhmen e tij, por shpreh një preferencë: "Është futboll, nuk i dihet kurrë. Nuk po mendoj për këtë (largimin e tij), do të shohim çfarë ndodhë. Nëse duhet të ndodhë diçka, do të ndodhë. Gjëja më e rëndësishme për mua është të luaj për një klub që më do vërtet."

Për Premier League: "Është një nga ligat më të rëndësishme në Evropë. Kam kaluar disa vite atje pa luajtur asnjë ndeshje. Pra, natyrisht, është diçka që do të doja ta bëja. Do të ishte një rikthim i shkëlqyer."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll