Politike

Dyshohet se bleu vota për PSD, kryebashkiaku i Vaut të Dejës pyetet 1 orë në SPAK

Pak kohë më parë, me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO, Shkrelit iu sekuestrua aparat celular nga agjentët e BKH.

11 Korrik 2025, 15:09 Nga DOSJA
Dyshohet se bleu vota për PSD, kryebashkiaku i Vaut të Dejës
Kristjan Shkreli

TIRANË- Kristjan Shkreli, kryetari i Bashkisë Vau i Dejës është paraqitur sot në SPAK ku ka qëndruar për gati një orë. Kryebashkiaku socialist mësohet se është marrë në pyetje si person nën hetim për blerje votash.

Burime për mediat bëjnë me dije se ai është marrë në pyetje nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi, pasi dyshohet se bleu vota për Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit në zgjedhjet e 11 Majit.

Pak kohë më parë, me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO, Shkrelit iu sekuestrua aparat celular nga agjentët e BKH. Pasi i sekuestruan telefonin, Shkreli tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me SPAK.

Në kuadër të hetimit për korrupsion zgjedhor, SPAK ka sekuestruar dhe celularët e disa eksponentë të tjerë të PSD-së që dyshohet se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës.

kristjan shkreli

Sondazh

Poll