Aktualitet

"Kjo nxjerr në pah brutalitetin e strukturave ligjzbatuese"/ Aksioni i IKMT në Theth, reagon Qendresa Qytetare: Të gjëndet gjuha e përbashkët, para se të agravojë situata

Sipas qëndresës qytetare ky aksion në kulmin turistik dëshnon qartë se turizimi ka mbetur vetëm në gramafonët e propagandës, pasi realiteti në terren nuk përkon me pritshmëritë që kanë turistët.

11 Korrik 2025, 19:28 Nga E. D
"Kjo nxjerr në pah brutalitetin e strukturave ligjzbatuese"/
pamje nga protesta

THETH- Qëndresa Qytetare ka reaguar pas përplasjes dhe tensioneve mes banorëve të Thethit dhe IKMT-së, pas urdhërit të kryeministri Edi Rama për shembjen e ndërtimeve pa leje. 

Qendresa Qytetare thekson se sksioni i IKMT në Theth dhe protesta e banorëve po nxjerr në pah brutalitetin e strukturave ligjzbatuese për menaxhimin e protestave dhe ç’organizimin e organizuar për tu përballur me rezistencën e banorëve.

Sipas qëndresës qytetare ky aksion në kulmin turistik dëshnon qartë se turizimi ka mbetur vetëm në gramafonët e propagandës, pasi realiteti në terren nuk përkon me pritshmëritë që kanë turistët.

Reagimi i plotë

Qendresa Qytetare: Kallashnikovët zvendësuan dialogun në Theth

Aksioni i IKMT në Theth dhe protesta e banorëve po nxjerr dhe njëherë në pah brutalitetin e strukturave ligjzbatuese për menaxhimin e protestave dhe ç’organizimin e organizuar për tu përballur me rezistencën e banorëve.

Prania e policëve me kallashnikovë dhe inspektorë të IKMT që ofendojnë banorët janë dëshmia më e qartë e degradimit të instancave ligjzbatuese dhe keqpërdorimit të tyre për interesa të pushtetit.

Qëndresa Qytetare shpreh shqetësim për situatën e rënduar në Theth dhe kërkon që shteti dhe banorët ta gjejnë gjuhën e përbashkët, para se konflikti të agravojë dhe të prodhojë pasoja më të rënda.

Ky aksin në kulmin turistik dëshnon qartë se turizimi ka mbetur vetëm në gramafonët e propagandës, pasi realiteti në terren nuk përkon me pritshmëritë që kanë turistët.

pamje nga protesta

Sondazh

Poll