Aktualitet

VIDEO/ Qytetari akuzon policët në Theth: Ju keni marrë lekë. Efektivët e tërheqin me dhunë

Siç shihet edhe në videon e ardhur në redaksinë e Dosja.al  një situatë mjaft e tensionuar ka ndodhur mes qytetarëve dhe policisë, pasi një nga banorët akuzon policin se ka marrë lek për të lejuar ndërtimin e shtëpive në Theth. 

11 Korrik 2025, 18:48 Nga E. D
VIDEO/ Qytetari akuzon policët në Theth: Ju keni marrë
pamje nga protesta

THETH- Situata në Theth duket se po tensionohet akoma edhe më shumë, pas urdhërit të kryeministri Edi Rama, për prishjen e ndërtimeve pa leje. Siç shihet edhe në videon e ardhur në redaksinë e Dosja.al, një situatë mjaft e tensionuar ka ndodhur mes qytetarëve dhe policisë, pasi një nga banorët akuzon policin se ka marrë lek për të lejuar ndërtimin e shtëpive në Theth. 

 

Qytetari: Ju keni marrë lekë, ju jeni hajdutët.

Polici: Ju keni shkel ligjin dhe do penalizoheni për shkeljen e konstatuar. 

Ndërkohë që pas akuzave të qytetarit për korrupsion, efektivët kanë tentuar që ta tërheqin atë nga turma me dhunë. Por banorët e tjerë i kanë dalë në mbrojtje dhe nuk e kanë lejuar këtë. 

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al

protesta ne theth

Sondazh

Poll