Aktualitet

Aksident i rëndë në Pejë/ Përplasen dy automjete, humb jetën një person dhe plagosen katër të tjerë

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete që janë përplasur me njëra-tjetrën. 

9 Korrik 2025, 16:44 Nga r.ll
Aksident i rëndë në Pejë/ Përplasen dy automjete, humb
foto ilustruese

PEJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Nabërgjan të Pejës. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete që janë përplasur me njëra-tjetrën. 

Si pasojë e përplasjes janë plagosur katër persona dhe ka humbur jetën një tjetër. Lajmin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës përmes një njoftimi për mediat. 

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Në aksident ishin të përfshirë dy vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore. Rasti po hetohet nga hetuesit e trafikut”, njofton policia e Kosovës.

aksident ne peje

Sondazh

Poll