8 Korrik 2025, 23:36
Nga DOSJA

FUSHË-ARRËZ- Një nga degët më të rëndësishme të sistemit ujëmbledhës të veriut të Shqipërisë, lumi Fan, po shndërrohet në një rrjedhë toksike për shkak të ndotjes së shkaktuar nga fabrika e pasurimit të bakrit në Fushë-Arrëz.
Fabrika është dhënë me koncesion që prej vitit 2001 dhe do të vazhdojë të operojë deri në vitin 2043, bazuar në kontratën koncesionare të lidhur me kompaninë Beralb Sh.a. Kjo shtesë kontrate i është bërë marrëveshjes fillestare të vitin 2017.
Pamjet filmike që solli emisioni Fiks Fare tregojnë qartë se lumi, i cili është i pastër në pjesën e sipërme të rrjedhës dhe i turbullt në mënyrë drastike në pikën ku ujërat e fabrikës derdhen në të. Pas këtij momenti, ngjyra e ujit ndryshon në të kuqërremtë, një tregues alarmant i ndotjes me mbetje industriale.
Fabrika, e pezulluar në letër, por funksionale në terren
Sipas Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Drejtorisë së Mjedisit dhe Ujërave, aktiviteti i fabrikës është pezulluar që në vitin 2023 për shkak të ndotjes së konstatuar. Megjithatë, kompania ka paditur vendimin në gjykatë dhe ka përfituar masën e sigurimit të padisë, duke vijuar aktivitetin deri në përfundim të procesit gjyqësor. Pra deri në përfundimin e procesit gjyqësor në lumin Fan do derdhen mbetjet e fabrikës.
“Fabrika është pezulluar, por me sigurim padie mund të punojë derisa të ketë një vendim përfundimtar të gjykatës. Në këtë moment, ne nuk kemi më kompetenca për të ndërhyrë,” – thotë një nga inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Mjedisit.
Në përpjekje për të kontaktuar përfaqësues të fabrikës në terren, gazetarët e Fiksit u përballëm me refuzim total. Rojet e sigurisë komunikuan me drejtuesit e kompanisë, të cilët refuzuan të takojnë gazetarë apo vizitorë. “Këta janë kriminelë, krokodilë”, – ishin fjalët e përdorura nga rojet, të cilët kërkuan largimin e gazetarëve nga territori i fabrikës.
Fiksi u interesua edhe pranë zyrave të IKMT-së rajonale në Shkodër, ku nuk u gjet askush. Drejtori aktual i Mjedisit dhe Ujërave për Shkodrën, i kontaktuar me telefon, tha se është në detyrë vetëm prej një muaji dhe nuk ka informacion nëse fabrika është inspektuar më parë. Ai theksoi se çështjen e ka ndjekur Drejtoria e Përgjithshme në Tiranë.
Ndërkohë që autoritetet përplasen me njëra-tjetrën dhe presin përfundimin e një procesi gjyqësor që mund të zgjasë me vite, lumi Fan vazhdon të ndotet përditë nga mbetje industriale të fabrikës së bakrit duke shkaktuar një ndotje mjedisore të paprecedentë./Top Channel
Aktualitet
8 Korrik 2025, 22:46
r.ll
julien moinil
BELGJIKË- Prej disa ditësh, prokurori Julien Moinil ka qenë i rrethuar nga disa truproja në çdo kohë dhe l&eu...
Aktualitet
8 Korrik 2025, 22:34
r.ll
pamje nga momenti
KOSOVË- Janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, i cili ndërroi j&...
Aktualitet
8 Korrik 2025, 17:15
I.A
Protesta
VLORË- Dhjetëra pronarë biznesesh përgjatë zonës turistike të Lungomares janë mbledhur sot në një...
Aktualitet
8 Korrik 2025, 21:58
r.ll
foto ilustruese
TIRANË - Komisioni Europian ka publikuar sot raportin vjetor "Sundimi i Ligjit" për Shqipërinë, ku në seksionin "L...
Aktualitet
8 Korrik 2025, 21:58
I.A
THETH- Banorët e Thethit kanë kërcënuar me mbylljen e dyerve të bizneseve në mes të sezonit veror, pasi Rama urdhëroi ...
Aktualitet
8 Korrik 2025, 21:40
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Europian ka publikuar ditën e sotme raportin vjetor "Sundimi i Ligjit" për Shqipërinë. N&eu...
Aktualitet
8 Korrik 2025, 20:29
I.A
THETH- Një përplasje mes autoriteve policore dhe IKMT së bashku me banorët e zonës. Teksa IKMT ka vazhduar aksionin për prishjen...
Aktualitet
8 Korrik 2025, 21:25
I.A
TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” trajtoi këtë të martë ngjarjen e ndodhur më 15 qershor, ku miku i &l...
Aktualitet
8 Korrik 2025, 21:24
I.A
TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” në News24, përgatitur dhe drejtuar nga gazetarja Klodjana Lala, solli kë...
Aktualitet
8 Korrik 2025, 20:44
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve në të gjithë ...