8 Korrik 2025, 16:20
Nga r.ll
foto ilustruese
BULLGARI- Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian i kanë miratuar hapat përfundimtarë që Bullgaria të bëhet anëtarja e 21-të e Eurozonës prej janarit të vitit 2026, përfshirë përcaktimin e kursit të këmbimit prej valutës bullgare lev në valutën euro.
Bullgaria do t’i bashkohet Eurozonës në fillim të vitit 2026 me një kurs këmbimi 1 euro për 1.95583 lev. Sofja tani i ka më pak se gjashtë muaj për t’u përgatitur për tranzicionin teknik.
Ministrat e Financave të vendeve të BE-së kanë dhënë muajin e kaluar mbështetjen formale që Bullgaria t’i bashkohet Eurozonës, marrë parasysh vlerësimet pozitive të Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane.
Vendimi është mbështetur edhe nga liderët e BE-së në një samit të mbajtur në Bruksel më 26 qershor.
Bullgaria ka bërë përpjekje që të kalojë nga valuta lev në euro, prej kur i është bashkuar bllokut evropian më 2007.
Mirëpo pas një pritjeje të gjatë, shumë shtetas të Bullgarisë e kanë humbur entuziazmin fillestar, dhe tani shkalla e skepticizmit për euron shkon në 50 për qind, sipas një sondazhi të kryer nga Eurobarometri në maj.
Disa bullgarë shqetësohen se ndërrimi i valutës do t’i rrisë çmimet.
Anëtarësimi i Bullgarisë në Eurozonë shënon zgjerimin e këtij grupi për herë të parë pas tre vjetësh, pasi Kroacia ka qenë e fundit që i është bashkuar atij në fillim të vitit 2023.
Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë nënkupton se vetëm gjashtë shtete të BE-së, nga 27 në total, do të mbesin jashtë zonës me valutë të përbashkët: Suedia, Polonia, Republika Çeke, Hungaria, Rumania dhe Danimarka.
Asnjëra prej këtyre vendeve nuk kanë plane të menjëhershme për t’iu bashkuar grupit për arsye politike, apo sepse nuk i kanë plotësuar kushtet ekonomike./REL
eurozona bullgari
Bota
8 Korrik 2025, 16:06
r.ll
briggite dhe emanuel macron
BRITANI- Një tjetër episod i sikletshëm është kapur nga kamerat ditën e sotme kur çifti pr...
Bota
8 Korrik 2025, 14:59
r.ll
vladimir putin
RUSI- Kremlini tha se ishte “i tronditur” nga vdekja e papritur e ish- ministrit rus të Transportit, Roman Starov...
Bota
8 Korrik 2025, 14:55
r.ll
Millorad Dodik, Radovan Vishkoviq, Nenad Stevandiq
BOSNJE- Më shumë se 22 milionë euro do të shfrytëzohen për të angazhu...
Bota
8 Korrik 2025, 12:45
E. D
pamje nga vendngjarja
ITALI- Një ngjarje tragjike ka ka ndodhur në itali, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe dhjetë ...
Bota
8 Korrik 2025, 10:12
M.B
Imazhe nga mjegullnaja galaktike Vrigo filmuar nga kamera e Obeservatorit Vera Rubin
SHBA- Sipas faqes zyrtare të observatorit, teleskopi dhe kamera "...
Bota
8 Korrik 2025, 10:07
M.B
Marshi i Paqes mbahet që nga viti 2005 dhe çdo vit numri i pjesëmarrësve rritet - fotografi arkivi
BOSNJE-HERCEGOVINA- Në Bosnje...
Bota
8 Korrik 2025, 09:52
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHBA- Numri i të vdekurve nga përmbytjet katastrofike në Teksasin qendror kaloi 100 të hënë...
Bota
8 Korrik 2025, 09:46
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia dhe 30 për qin...
Bota
8 Korrik 2025, 09:40
M.B
Elon Musk
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur qesharake krijimin e partisë të shpallur nga ish-këshilltari i ...
Bota
8 Korrik 2025, 09:14
M.B
Të mbijetuarit e përmbytjeve në Teksas.
SHBA- Një familje dhe një grua me dy qentë e saj janë ndër të mbi...