8 Korrik 2025, 09:46
Nga M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia dhe 30 për qind për importet nga Bosnje dhe Hercegovina. Tarifat e reja për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe ato për një sërë vendesh të tjera do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.
Ato janë më të ulëta sesa ato që Trump i paralajmëroi në prill - 37% për mallrat nga Serbia dhe 35% për ato nga Bosnje dhe Hercegovina. Megjithatë, zbatimi i këtyre të fundit u shty për 90 ditë. Trump i paralajmëroi tarifat e reja në letrat drejtuar udhëheqësve të vendeve - në rastin e Serbisë, presidentit Aleksandar Vuçiç, ndërsa në rastin e Bosnje dhe Hercegovinës kryetares aktuale të presidencës, Zhelka Cvijanoviç.
Këto letra janë të njëjta, përveç ndryshimeve në normat doganore që i vendosen secilit shtet veç e veç. Letra e Trumpit fillon duke thënë se është “nder i madh” për të që dërgon një letër, e cila tregon rëndësinë dhe përkushtimin e SHBA-së për marrëdhëniet tregtare me atë shtet.
Ai shton se SHBA-ja ka pranuar ta vazhdojë bashkëpunimin tregtar me vendin në fjalë, pavarësisht “deficitit të konsiderueshëm tregtar” që SHBA-ja ka me të. Sipas tij, norma e deklaruar e tarifës - 30 për qind për Bosnje dhe Hercegovinën dhe 35 për qind për Serbinë - është shumë më e ulët se ajo që nevojitet për të eliminuar pabarazitë dhe deficitin tregtar.
Trump, gjithashtu, kërcënon se do t’i rrisë tarifat nëse vendet hakmerren, duke vendosur tarifa shtesë për importet nga SHBA-ja. Trump njoftoi të hënën në rrjetin e tij social, Truth Social, vendosjen e tarifave të reja doganore për një sërë shtetesh. Për Japoninë, Korenë e Jugut, Malajzinë dhe Kazakistanin parashikohen tarifa prej 25%; për Afrikën e Jugut 30%; për Indonezinë 32%; për Bangladeshin 35%; për Kamboxhën dhe Tajlandën 36%, dhe për Laosin e Mianmarin 40%.
Në fillim të prillit, Trump vendosi tarifë 10% për importet nga Kosova. Masë të ngjashme, atëkohë, vendosi edhe për importet nga Shqipëria, kurse për ato nga Serbia ishte 37%, nga Bosnje dhe Hercegovina 35% dhe nga Maqedonia e Veriut 33%. Ekspertët vlerësuan se tarifat amerikane do të kenë shumë ndikim në Kosovë, për shkak të varësisë së madhe nga importet.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha atëkohë se zyra e saj ka bërë gati një ligj që do të mundësonte heqjen e tarifave prej 10% ndaj mallrave të importuara nga SHBA-ja, por se për miratimin e kësaj mase duhet fillimisht të konstituohet Kuvendi i ri. Kosova nuk e ka konstituuar ende institucionin ligjvënës, edhe pse zgjedhjet parlamentare janë mbajtur pesë muaj më parë./ REL
donald trump
Bota
8 Korrik 2025, 09:40
M.B
Elon Musk
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur qesharake krijimin e partisë të shpallur nga ish-këshilltari i ...
Bota
8 Korrik 2025, 09:14
M.B
Të mbijetuarit e përmbytjeve në Teksas.
SHBA- Një familje dhe një grua me dy qentë e saj janë ndër të mbi...
Bota
8 Korrik 2025, 08:14
M.B
Karoline Leavitt
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump e shtoi presionin të hënën mbi partnerët tregtarë të SHB...
Bota
8 Korrik 2025, 07:56
M.B
Marcus Fakana
BRITANI- Një adoleshent britanik i burgosur në Dubai për akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me n...
Bota
8 Korrik 2025, 07:42
M.B
Foto nga darka
SHBA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se e kishte nominuar Presidentin Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen...
Bota
8 Korrik 2025, 07:40
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se vendi i tij do të dërgojë më shumë armë n&eu...
Bota
7 Korrik 2025, 22:52
r.ll
erin patterson
AUSTRALI- Për dy vjet, misteri i asaj që ndodhi saktësisht në tryezën e ngrënies së Erin Patterson ka mb&...
Bota
7 Korrik 2025, 22:14
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të vendosë tarifa prej 25 për qind ndaj Japonisë dhe Kore...
Bota
7 Korrik 2025, 20:03
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Një 27-vjeçar u vra të hënën në mëngjes pas një shkëmbimi zjarri me agjent&e...
Bota
7 Korrik 2025, 19:50
r.ll
jeffrey epstein
SHBA- Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe FBI-ja kanë arritur në përfundimin se Jeffrey Epstein nuk kishte nj&e...