Politike

Gjyqi në Fier/ Shërbimi i Provës raport pozitiv për Salianjin, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

Burime bëjnë me dije se në seancën e sotme, pas publikimit të raportit, prokurori i çështjes ka dhënë dakordësinë që ish-deputeti të dalë nga burgu.

8 Korrik 2025, 11:54 Nga M.B
Gjyqi në Fier/ Shërbimi i Provës raport pozitiv për
Ervin Salianji

FIER- Raporti i shërbimit të provës për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji ka dalë pozitiv. Burime bëjnë me dije se në seancën e sotme, pas publikimit të raportit, prokurori i çështjes ka dhënë dakordësinë që ish-deputeti të dalë nga burgu. Ndërkohë që tashmë në seancë, trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendim. 

Ervin Salianji është dënuar me një vit burg për dosjen "Babale". Ai është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

ervin salianji

Sondazh

Poll