Bota

U burgos në Dubai nën akuzën se kreu marrëdhënie me një vajzë 17-vjeçare, lirohet me "falje mbretërore" i riu britanik

Marcus Fakana, tani 19-vjeç, u dënua në dhjetor me një vit burgim pas një marrëdhënieje konsensuale me vajzën, e cila është gjithashtu britanike, ndërsa ishte me pushime në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

8 Korrik 2025, 07:56 Nga M.B
U burgos në Dubai nën akuzën se kreu marrëdhënie me
Marcus Fakana

BRITANI- Një adoleshent britanik i burgosur në Dubai për akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një vajzë 17-vjeçare është liruar dhe është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar. Marcus Fakana, tani 19-vjeç, u dënua në dhjetor me një vit burgim pas një marrëdhënieje konsensuale me vajzën, e cila është gjithashtu britanike, ndërsa ishte me pushime në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA). BBC shkruan se mosha e pëlqimit për marrëdhënie seksuale në vend është 18-vjeç.

Nëna e vajzës e raportoi Fakanën tek autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe pasi pa mesazhe midis tyre kur ajo ishte kthyer në Mbretërinë e Bashkuar. Fakhana, nga Tottenham në veri të Londrës, ka marrë një "falje mbretërore" nga sundimtari i Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, tha grupi i fushatës Detained in Dubai.

Radha Stirling e grupit, e cila ka qenë në kontakt me familjen e Fakanës, i tha BBC Newsbeat se “ai është i mbingarkuar dhe është gjithmonë shumë e vështirë kur dikush lirohet papritur pas gjashtë muajsh."

Fakana ishte me prindërit e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe që nga fundi i gushtit kur një "romancë pushimesh lulëzoi" me një londinez tjetër, i cili që atëherë ka mbushur 18-vjeç. Gjithashtu mësohet se Fakana i shkroi sheikut muajin e kaluar nga burgu i Al Awir duke i kërkuar të lirohej.

 

marcus fakana

Sondazh

Poll