Art&Argëtim

“Është mbushur me sharlatanë”/ Aktori Alfred Trebicka ‘shpërthen’ ndaj tregut të kinemasë: Janë bërë si viruse

27 Janar 2020, 19:41 Nga DOSJA
“Është mbushur me sharlatanë”/ Aktori Alfred Trebicka

TIRANË– Aktori i mirënjohur shqiptar Alfred Trebicka, ka folur për herë të parë për regjisorët dhe filmat, të cilat janë realizuar së fundmi. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites, Trebicka ka thënë se tregu i regjisorëve shqiptarë është i mbushur me njerëz që nuk gëzojnë titullin e mirëfilltë të regjisorit, por thjesht realizojnë filma, si pasojë e buxheteve financiare që ata kanë nëpër duar.

“ Unë si profesionist do t’i quaja sharlatanë. Këta janë sharlatanë të këtij arti të madh siç është kinemaja. Edhe trumpetojnë, kanë gjetur disa mjete financiare, ata e dijnë, s’më intereson fare kjo punë…”.

Ndër të tjera, aktori i mirënjohur ka rrëfyer se ç’po ndodh sipas tij me kinemanë e vendit, si dhe artin skenik.

“Këtu po dalin njerëz pa asnjë lloj formimi, pa asnjë lloj… thonë unë jam kineast. Ore, fjala kineast është fjalë shumë e madhe… një njeri që vjen nga asgjëja dhe thotë unë do bëj film… bëjnë skenarin vetë, bëjnë regjinë vetë, bëjnë dhe rolet vetë…dhe vetshpallen pastaj njerëzit, unë jam regjisor, jam kineast, se unë e njoh tregun… ka kapur tregun ky, ky di se çdo tregu. Cilin treg? Për cilin treg flasin këta?” , thekson aktori Trebicka.

Më tej Trebicka shtoi se nuk është i bindur me rrugën që kinemaja shqiptare po merr sot..

“Jam shumë skeptik dhe për shumë kohë kam heshtur dhe s’kam dashur të flas për këto lloj gjërash. Por janë bërë si gripe, si viruse që gjenden gjithandej…”

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture aktori shqiptar alfred trebicka tregu i kinemase aktori shqiptar alfred trebicka tregu i kinemase

Sondazh

Poll