Bota

I perceptoi si rrezik për të voglin e saj, elefanti femër sulmon për vdekje dy turiste në Zambi

Policia tha se udhërrëfyesit e safarit që ishin me grupin u përpoqën ta ndalonin elefantin që të sulmonte gratë duke qëlluar drejt tij. Elefanti u godit dhe u plagos nga të shtënat.

4 Korrik 2025, 21:47 Nga M.B
I perceptoi si rrezik për të voglin e saj, elefanti femër sulmon
Foto ilustruese

ZAMBIA- Dy turiste femra në Zambia u vranë nga një elefant të enjten, ndërsa ishin duke bërë një safari në këmbë në një park kombëtar. Komisioneri i Policisë së Provincës Lindore, Robertson Mweemba, tha se viktimat, 68-vjeçarja Easton Janet Taylor nga Mbretëria e Bashkuar dhe 67-vjeçarja Alison Jean Taylor nga Zelanda e Re, u sulmuan nga një elefant femër që ishte me të voglin e saj.

Policia tha se udhërrëfyesit e safarit që ishin me grupin u përpoqën ta ndalonin elefantin që të sulmonte gratë duke qëlluar drejt tij. Elefanti u godit dhe u plagos nga të shtënat. Gjithashtu policia tha se udhërrëfyesit nuk ishin në gjendje ta parandalonin sulmin e elefantit dhe të dyja gratë vdiqën në vendngjarje.

Ngjarja ndodhi në Parkun Kombëtar Luangwa Jugor në Zambian lindore, rreth 600 kilometra nga kryeqyteti, Lusaka. Elefantët femra janë shumë mbrojtëse ndaj të vegjëlve të tyre dhe mund të reagojnë në mënyrë agresive ndaj asaj që i perceptojnë si kërcënime.

 

zambia

Sondazh

Poll