Bota

"Gjermania kërkon të mbulojë koston rreth 500 milionë euro për sistemet Patriot"/ Merz telefonatë me presidentin amerikan për armët në Ukrainë

Lajmin e bëri të ditur një zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, i cili sqaroi se telefonata u zhvillua me nismën e vetë kancelarit Merz, pas vendimit të administratës amerikane për të pezulluar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën, një paketë që përfshinte edhe sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot.

4 Korrik 2025, 21:27 Nga DOSJA

 

"Gjermania kërkon të mbulojë koston rreth 500 milionë
Friedrich Merz

 

GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz ka zhvilluar ditën e djeshme një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, me qëllim të nxitjes së vazhdimit të dërgesave të armëve në Ukrainë, duke theksuar nevojën për forcimin e mbrojtjes ajrore. Lajmin e bëri të ditur një zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, i cili sqaroi se telefonata u zhvillua me nismën e vetë kancelarit Merz, pas vendimit të administratës amerikane për të pezulluar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën, një paketë që përfshinte edhe sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot.

Kornelius konfirmoi gjithashtu raportimin e gazetës BILD, sipas të cilës Berlini po përpiqet të sigurojë nga SHBA dy sisteme Patriot për t’i dhënë Ukrainës, një marrëveshje për të cilën më herët kishte rënë dakord ish-presidenti Joe Biden. Sipas agjencisë Bloomberg, qeveria gjermane ka shprehur gatishmërinë për të mbuluar tërësisht kostot e kësaj ndihme urgjente, që kapin shifrën e rreth 500 milionë eurove. Propozimi i Gjermanisë është dorëzuar para disa javësh tek Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Revista Der Spiegel, e cila raportoi e para për telefonatën mes Merz dhe Trump, shkruan se presidenti amerikan nuk mori asnjë angazhim konkret gjatë bisedës. Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, zhvilloi sot një tjetër bisedë telefonike me Donald Trump, me rastin e sulmeve të reja ajrore të përmasave të mëdha nga Rusia. Pas telefonatës, Zelensky deklaroi se të dy ranë dakord për të bashkëpunuar në forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, pa dhënë megjithatë detaje të mëtejshme.

friedrich merz

Sondazh

Poll