Bota

Ndalimi i ndihmave ushtarake për Ukrainën, Sekretari amerikan i Mbrojtjes akuzohet për mashtrim

Sipas mediave të huaja, fillimisht, zyrtarët thanë se ndihma, e cila përfshinte sisteme të mbrojtjes ajrore dhe municione kritike, u pezullua për shkak të rezervave të ulëta në vend.

4 Korrik 2025, 18:39 Nga M.B
Ndalimi i ndihmave ushtarake për Ukrainën, Sekretari amerikan i
Pete Hegseth

SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka ndaluar të martën një dërgesë armësh për Ukrainën, pavarësisht se vlerësimet e brendshme treguan se kjo ndihmë nuk do të dëmtonte gatishmërinë ushtarake të SHBA-së. Sipas mediave të huaja, fillimisht, zyrtarët thanë se ndihma, e cila përfshinte sisteme të mbrojtjes ajrore dhe municione kritike, u pezullua për shkak të rezervave të ulëta në vend.

Por, ligjvënësi demokrat Adam Smith tha se kjo ishte një justifikim mashtrues nga Pentagoni. Sipas tij, arsyeja e vërtetë duket të jetë një agjendë e fshehtë për të ndërprerë ndihmën amerikane për Ukrainën.

“Nuk jemi në një pikë më të ulët, sa i përket rezervave, sesa kemi qenë gjatë këtyre tre vjetëve e gjysmë të konfliktit në Ukrainë,” tha ai për NBC News.

Smith shtoi se stafi i tij kishte parë të dhënat dhe, pa dhënë detaje, nuk kishte asnjë tregues për mungesa që do të justifikonin pezullimin e ndihmës. Sipas tre ndihmësve të Kongresit dhe një ish-zyrtari amerikan të njohur me çështjen, vendimi për të ndaluar dërgesën ishte marrë në mënyrë të njëanshme nga Hegseth. Ky është rasti i tretë kur Hegseth ndalon ndihmën për Ukrainën në mënyrë të pavarur. Në dy rastet e mëparshme, në shkurt dhe maj, vendimet e tij u anuluan disa ditë.

shba

Sondazh

Poll