Aktualitet

Afera e “Bankers”/ Sindikata e Naftëtarëve: Do të garantojmë çdo angazhim financiar dhe kontraktual ndaj punonjësve

Shahu ka pohuar se sindikata do të vijojë të mbrojë interesat dhe sigurinë e çdo punonjësi, duke kërkuar transparencë të plotë nga institucionet përgjegjëse dhe drejtuesit e kompanisë.

4 Korrik 2025, 15:48 Nga M.B
Afera e “Bankers”/ Sindikata e Naftëtarëve: Do të
Dritan Shahu, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve

TIRANA- Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Dritan Shahu ka reaguar pas raportimeve për një operacion hetimor në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, që çoi në arrestimin e CEO-s, Hong Ping Xiao dhe disa personave të tjerë. Shahu thotë se situata po ndiqet me vëmendje të plotë nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur.

Në një prononcim për mediat ai ka pohuar se sindikata është angazhuar maksimalisht për të monitoruar pasojat që këto zhvillime mund të kenë mbi aktivitetin e kompanisë, mbi të drejtat e punonjësve dhe mbi stabilitetin e vendeve të punës.

Gjithashtu Shahu ka pohuar se sindikata do të vijojë të mbrojë interesat dhe sigurinë e çdo punonjësi, duke kërkuar transparencë të plotë nga institucionet përgjegjëse dhe drejtuesit e kompanisë.

“Ne jemi të vendosur të garantojmë çdo angazhim financiar dhe kontraktual ndaj punonjësve,” ka thënë Shahu.

dritan shahu

Sondazh

Poll