Politike

Pas tre ditësh, kryebashkiaku i Elbasanit reagon për zjarrin në landfill/ Punonjësit e bashkisë e duartrokasin për punën me mbetjet që bashkia nuk i menaxhoi dot

Situata prej vitesh në këtë landfill është problematike, ndërsa kjo nuk është hera e parë që vendgrumbullimi i plehrave përfshihet nga zjarri, shpeshherë i qëllimshëm.

4 Korrik 2025, 13:22 Nga r.ll
Pas tre ditësh, kryebashkiaku i Elbasanit reagon për zjarrin në
gledian llatja

ELBASAN- Zona pranë inceneratorit të Elbasanit prej 4 ditësh është nën pushtetin e tymit toksik dhe erës së rëndë që vjen nga djegia e mbetjeve të landfillit. 

Lidhur me këtë situatë alarmante që po shkakton katastrofë mjedisore, ka reaguar pas tre ditësh, kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja. Në një postim në Facebook, Llatja shkruan se mbi 100 forca janë të angazhuara për fikjen e zjarrit në landfill, ndërsa shprehet së puna për izolimin e zjarrit nuk është ndërprerë asnjëherë. 

POSTIMI I PLOTË: 

Zjarret në kodrat dhe pyjet përreth Elbasanit, nga Balëza në zonat urbane, e deri te vatra më e madhe në landfill, kanë qenë një sfidë këto ditë për qytetin tonë. Që në momentin e parë, çdo strukturë e Bashkisë Elbasan, nga emergjencat civile, zjarrfikësja, ASHP, e deri te mbështetja nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, është angazhuar pa pushim në terren. Në fshatin Balëz, zjarri rrezikoi banesat e komunitetit ndërhyrja jonë e menjëhershme bëri të mundur izolimin falë ndërhyrjes edhe me helikopterët e emergjencave.

Në landfillin e qytetit, era dhe temperaturat e larta e kthyen një vatër të vogël në një përhapje të rrezikshme në të katër anët e territorit. Janë mbi 100 forca të angazhuara, me dhjetëra mjete zjarrfikëse, ekskavatorë, pompa thithëse dhe ndërhyrje ajrore.
10 mijë tonë dhera janë shkarkuar sipër vatrës për të bërë tampimin e saj. Sipas ekspertëve, kjo është mënyra më e përshtatshme në të tilla situata kur zjarri depërton në thellësi. Puna nuk ka ndalur asnjë moment, ekipet janë në terren me turne të pandërprerë dhe do të qëndrojmë aty derisa çdo rrezik të jetë eliminuar.

Në postimin e kryebashkiakut ajo që tërheq vëmendje janë reagimet e komentuesve. Llatja është kujdesur që në postimin e tij të ketë sa më shumë komente pozitive dhe duartrokitje, sa ka vënë në punë të gjithë punonjësit e bashkisë që të komentojnë. Shumica e tyre "duartrokasin" dhe vlerësojnë reagimin e kryebashkiakut, ndërkohë që Llatja duhet të ishte kujdesur për menaxhimin e mbetjeve dhe situata mos të kishtë mbërritur dëri këtu ku është tani. 

Pas tre ditësh, kryebashkiaku i Elbasanit reagon për zjarrin nëPas tre ditësh, kryebashkiaku i Elbasanit reagon për zjarrin nëPas tre ditësh, kryebashkiaku i Elbasanit reagon për zjarrin nëPas tre ditësh, kryebashkiaku i Elbasanit reagon për zjarrin në

Situata prej vitesh në këtë landfill është problematike, ndërsa kjo nuk është hera e parë që vendgrumbullimi i plehrave përfshihet nga zjarri, shpeshherë i qëllimshëm. Inceneratori i Elbasanit është jashtë funksionit, ndërsa rreth 50 mijë ton mbetje depozitohen çdo vit në këtë fushë, nga 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit.

gledian llatja zjarri ne landfillin e elbasanit

Sondazh

Poll