Politike

Në bashkinë e Tiranës mund të ketë zgjedhje të parakohshme? Zbardhen detaje nga takimi i Ramës me socialistët në selinë rozë

Rama ka kërkuar angazhim të deputetëve aktual të Tiranës në mbledhjen e problemeve në çdo njësi të Tiranës.

4 Korrik 2025, 10:50 Nga r.ll
Në bashkinë e Tiranës mund të ketë zgjedhje të
foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon në selinë rozë një mbledhje me deputetët e zgjedhur të qarkut të Tiranës dhe përfaqësues të bashkisë së kryeqytetit. Ndërkohë janë zbardhur edhe disa detaje nga takimi. 

Sipas gazetarit Muhamed Veliu, Rama ka kërkuar angazhim të deputetëve aktual të Tiranës në mbledhjen e problemeve në çdo njësi të Tiranës. Raportohet po ashtu se Rama ka lënë të hapur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë Tiranë.

“Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë” citohet të ketë thënë Rama, sipas gazetarit. 

Aktualisht bashkia e Tiranës drejtohet nga kryetarja e komanduar, Anuela Ristani. Kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në burg pasi akuzohet nga SPAK për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

edi rama bashkia e tiranes

Sondazh

Poll