Politike

"Çdo kapitull i Kosovës mban vulën e SHBA-së", Osmani uron 4 korrikun: Populli amerikan na ka qëndruar pranë në çdo hap!

Presidentja gjatë fjalimit të saj në këtë ceremoni u shpreh se Kosova e di se cilët janë miqtë e saj dhe se nuk do ta harrojnë kurrë sesi SHBA-të qëndruan pranë në momentet më të vështira.

4 Korrik 2025, 10:38 Nga N.F
"Çdo kapitull i Kosovës mban vulën e SHBA-së",
Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës Ditën e Pavarësisë. Osmani në një postim në Facebook duke uruar SHBA-të për Ditën e Pavarësisë ku ka ndarë një video në të cilën është një pjesë e fjalimit të saj në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Presidentja gjatë fjalimit të saj në këtë ceremoni u shpreh se Kosova e di se cilët janë miqtë e saj dhe se nuk do ta harrojnë kurrë sesi SHBA-të qëndruan pranë në momentet më të vështira.

"Ne e dimë kush janë miqtë tanë. Ne e dimë se si na qëndruan pranë kur kishte më së shumti rëndësi. Dhe nuk do ta harrojmë kurrë, populli amerikan ka qëndruar me Kosovën në çdo hap të rrugës.

Jo vetëm njëzet e gjashtë vjet më parë kur lidershipi juaj na ndihmoi të fitonim lirinë, një liri që u mohua për shekuj, por çdo vit që atëherë. Përmes ndërtimit të paqes, përmes ndërtimit të institucioneve, përmes zhvillimit ekonomik dhe forcimit strategjik të mbrojtjes dhe diplomacisë sonë. Çdo kapitull i vetëm i Kosovës mban vulën e SHBA-së," tha Osmani gjatë ceremonisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vjosa Osmani (@vjosa.osmani)

osmani kosova shba

Sondazh

Poll