Bota

“Niveli i zemërimit brenda Partisë Laburiste është i lartë!" Sky News: Kryeministri britanik mund të shkarkohet shumë shpejt

Dy deputetë me ndikim të madh në Partinë Laburiste i thanë Sky News se po rritet pakënaqësia ndaj udhëheqësit të qeverisë.

3 Korrik 2025, 22:53 Nga M.B
“Niveli i zemërimit brenda Partisë Laburiste është i
Keir Starmer

BRITANI- Keir Starmer mund të largohet nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar. Dy deputetë me ndikim të madh në Partinë Laburiste i thanë Sky News se po rritet pakënaqësia ndaj udhëheqësit të qeverisë. Sipas tyre, rezultatet e dobëta në zgjedhjet e ardhshme të majit 2026 në Uells, Skoci dhe Londër mund të jenë “fatale” për të.

“Niveli i zemërimit brenda Partisë Laburiste është aq i lartë, saqë edhe ministra aktualë pranojnë se Starmer mund të detyrohet të largohet brenda disa muajsh,” thanë burimet.

Reform UK po fiton terren në sondazhe në Uells, ndërsa Partia Laburiste përballet me një kërcënim nga partitë e krahut të majtë, siç janë të Gjelbrit në Londër. Kjo vjen pasi kryeministri e bëri të qartë se ministrja britanike e Thesarit Rachel Reeves ka "mbështetjen e plotë" të tij si kancelare dhe mbetet pjesë integrale e projektit të tij.

Një ditë më parë, projektligji kontrovers i ndihmës sociale i Starmer u miratua pavarësisht një rebelimi të konsiderueshëm nga deputetët laburistë. 

keir starmer

Sondazh

Poll