Bota

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë / Raportohet për disa të plagosur, autori 20-vjeçar vihet në pranga

Mediat e huaja bëjnë me dije se incidenti ndodhi rreth orës 4:30 të pasdites. Megjithatë ende nuk është e qartë se sa njerëz janë plagosur dhe si është gjendja e tyre shëndetësore.

3 Korrik 2025, 19:49 Nga E. D
Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë /
foto ilustruese

FINLANDË- Disa persona u plagosën në një sulm me thikë të enjten në qendër të Tampere-s, Finlandë, pranë një qendre tregtare. Mediat e huaja bëjnë me dije se incidenti ndodhi rreth orës 4:30 të pasdites. Megjithatë ende nuk është e qartë se sa njerëz janë plagosur dhe si është gjendja e tyre shëndetësore.

Një dëshmitar okular i tha medias finlandeze se pa kalimtarë duke u dhënë ndihmën e parë dy personave të shtrirë përtokë, e cila ishte e mbuluar me gjak. Policia ka arrestuar një 20-vjeçar që besohet të jetë sulmuesi dhe thotë se nuk ka më rrezik për publikun. Motivet e sulmuesit janë aktualisht të panjohura.

finlandë

Sondazh

Poll