Bota

Ish-ylli i OnlyFans tregon momentin kur djali mësoi për punën e saj: Mami disa njerëz bëjnë më keq për para

Lucy Banks, një nënë 34-vjeçare dhe ish-punonjëse banke, u bë e famshme nëpërmjet platformës OnlyFans, ku filloi të krijonte përmbajtje në vitin 2019. Pas divorcit, ajo po kërkonte një mënyrë për të fituar para të mira dhe për të mos pasur nevojë t’i çonte fëmijët e saj në çerdhe çdo ditë.

3 Korrik 2025, 21:28 Nga E. D
Ish-ylli i OnlyFans tregon momentin kur djali mësoi për punën e
Lucy Banks

SHBA- Ish-ylli i OnlyFans, Lucy Banks, ka zbuluar momentin tronditës kur djali i saj 11-vjeçar mësoi për punën e nënës së tij. Lucy Banks, një nënë 34-vjeçare dhe ish-punonjëse banke, u bë e famshme nëpërmjet platformës OnlyFans, ku filloi të krijonte përmbajtje në vitin 2019. Pas divorcit, ajo po kërkonte një mënyrë për të fituar para të mira dhe për të mos pasur nevojë t’i çonte fëmijët e saj në çerdhe çdo ditë.

Zgjedhja e Lucy-t për të punuar në OnlyFans ishte thjesht financiare, por edhe personale. Ajo donte të ishte aty për fëmijët e saj pa sakrifikuar të ardhurat e saj. Në momentin e saj më të mirë, ajo po fitonte deri në 1.5 milion dollarë në katër vjet, duke punuar me orë të gjata, por gjithmonë duke e vënë familjen në vend të parë. Pavarësisht masave paraprake që mori, djali i saj i madh mësoi për "jetën tjetër" të nënës së tij nga dikush tjetër. Por reagimi i tij ishte shumë më i ftohtë nga sa priste ajo.

"Ai më tha disa njerëz bëjnë më keq për para, mami", tha Lucy.

Por reagimi i tij nuk mbaroi me kaq, 11-vjeçari filloi të bënte edhe propozime biznesi, si rritja e çmimeve të abonimeve. Kjo ishte njëkohësisht e pabesueshme dhe qesharake. Edhe pse puna ishte shpërblyese, Lusi ndjeu se kishte arritur një kufi.

“Nuk e shijoja më, e bëja sepse duhej”, shpjegon ajo.

Kështu që, ajo vendosi t’i jepte fund kësaj karriere, edhe pse kishte angazhime financiare. Sot, Lucy ka krijuar kompaninë “Million Billion Media”, e cila ndihmon krijuesit e tjerë të OnlyFans të ndërtojnë reputacionin e tyre dhe të shfrytëzojnë ekspozimin mediatik për të rritur markën e tyre.

 

lucy banks

Sondazh

Poll