Aktualitet

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare në zonat verilindore dhe juglindore të Shqipërisë. Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten të kthjellëta dhe të nxehta në të gjithë territorin e vendit.

3 Korrik 2025, 07:16 Nga N.F
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot
Foto

TIRANË- Vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit duke sjellë edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare në zonat verilindore dhe juglindore të Shqipërisë. Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten të kthjellëta dhe të nxehta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 40°C pritet vlera maksimale në qarkun e Elbasanit dhe Beratit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll