Art&Argëtim

“Do të tronditej po t’i shihte”, babai i Meghan Markle bën atë që s’pritej! Poston fotot e turpshme

27 Janar 2020, 11:50 Nga DOSJA
“Do të tronditej po t’i shihte”, babai i Meghan Markle

MBRETËRI E BASHKUAR– Thomas Markle ka ndarë fotot e vajzës së tij, Meghan si një 16-vjeçare në skenë në shkollën e mesme, duke shtuar se ajo gjithmonë do të luante në skenë diçka magjepsëse.

Imazhet, nga videoja e fundit të ndara nga Z. Markle, tregojnë Dukeshën e ardhshme të Sussex duke performuar në Shkollën e Mesme të “Immaculate Heart në Los Angeles”.

Veshur me një trupore të bardhë, Meghan luan rolin e një gruaje në dhomën e zhveshjes dhe atë të një gruaje në tualet. E shtrirë në një krevat, me këmbët e ekspuzuara, dukesha e Sussex do të ndihet keq, nga këto imazhe, të turpshme për pozicionin e saj, si pjestare e një familjeje mbretërore.

Babai i dukeshës tha që Meghan do të ishte ‘mjaft e tronditur’ nëse do ta shihte performancën tani. Ai shtoi filmonte çdo shfaqje në të cilën vajza e tij ishte pjesë.

Janë tre vajza që veprojnë jashtë në një dhomë të zhveshjes. Meghan gjithmonë do të luante diçka magjepsëse.”– është shprehur Thomas Markle.

Imazhet e Meghan u shfaqën mbrëmë, nga Thomas Markle në “Good Morning Britani”. Z. Markle e quajti vendimin e Harry dhe Meghan për të lënë Britaninë për në Kanada si ‘të turpshëm,’ dhe ‘të dëmshëm’ për Mbretëreshën.

 

Sussexes kanë marrë kritika të ashpra për zgjedhjen e tyre, për të dhënë dorëheqjen si anëtarë të famijes mbretërore, vetëm 20 muaj martese, por Thomas Markle është shprehur i sigurt se kjo nuk ka ndodhur sepse vajza e tij është e racës së përzier.

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz babai i dukeshës markle dukesha e sussex fotot e turpshme të meghan markle meghan markle babai i dukeshës markle dukesha e sussex fotot e turpshme të meghan markle meghan markle

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 27 Janar 2020, 09:20

TIRANË– Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj, kanë vizituar muzen “Krakowa”, duke ndarë mjaft detaje të dhimbshme nga keqtrajtimi i hebre...

Art&Argëtim 27 Janar 2020, 08:40

TIRANË– Këngëtarët, Klea Huta dhe Elgit Doda janë në ditë e tyre më të bukura. Pas lajmit se janë në pritje të bëhen prindër për herë të parë, ata kanë ven...